Moneta | Mundësi punësimi

Pozitat e hapura:


Moneta ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë të interesuarit të motivuar për punë, me ide të reja dhe me vetë iniciativë. Ne besojmë se qëllimi jonë për të ndërtuar një Institucion financiar të suksesshëm fillon me angazhimin dhe performancën e të punësuarve tanë. Prandaj, ne promovojmë ambient të punës sifdues dhe atraktiv për të gjithë që na bashkëngjitën në rrugën tonë drejt suksesit. Moneta investon në të punësuarit aktual në drejtim të promovimit dhe orientimit të tyre në karrierë. Kjo strategji e Institucionit tonë, ju jep të punësuarve besim dhe i stimulon që të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja. Ne jemi krenar për kulturën e punës, e cila bazohet në vlerat e Institucionit tonë si: respekti, kurajo, profesionalizmi, integriteti dhe puna ekipore. Moneta mund të jetë Institucioni ku ju mund të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht. Atëherë bëhuni pjesë e ekipit tonë përmes mundësive të punësimit. Nëse profesioni, përvoja e punës dhe shkathtësitë tuaja përshtaten me pozitën e hapur, aplikoni! Moneta inkurajon të gjithë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e vizionit të Monetës.