Moneta | Announcements

Bashkëngjituni në rrugën tonë drejt suksesit!

Moneta ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë të interesuarit të motivuar për punë, me ide të reja dhe me vetë iniciativë. Ne besojmë se qëllimi jonë për të ndërtuar një institucion financiar të suksesshëm fillon me angazhimin dhe performancën e të punësuarve.

Moneta investon në të punësuarit aktual në drejtim të promovimit dhe avancimit të tyre në karrierë. Kjo strategji e institucionit tonë stimulon të punësuarit që të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja.

Ne jemi krenar për kulturën e punës, e cila bazohet në vlerat e institucionit tonë si: përgjegjësia, integriteti, përkushtimi, risitë dhe puna ekipore.

Nëse vlerat, profesioni, përvoja e punës dhe shkathtësitë tuaja përshtaten me vlerat e institucionit tonë dhe pozitën e hapur klikoni në butonin “Apliko këtu” për të aplikuar.

Për më shumë detaje rreth detyrave, përgjegjësive, kualifikimeve dhe shkathtësive profesionale kliko në secilën nga pozitat më poshtë

Për sqarime shtesë kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore Tel. 045 600 566 apo përmes email-it [email protected].