MoneyGram, themeluar më 1940, është lider botëror në transfer ndërkombëtar të parave si dhe procesuesi më i madh i urdhëresave monetare në Sh.B.A.

 

MONEYGRAM

TË SILLNI MË TË DASHURIT TUAJ MË AFËR, NJË TRANSFER NË TË NJËJTËN KOHË!

MoneyGram International Inc. (MoneyGram) është kompani globale, kompania e dytë më e madhe në botë, duke udhëhequr me rritje në treg në shërbimin e  transferit të parave dhe shërbimin e pagesave. Ne ofrojmë transfer të shpejtë dhe të besueshëm të parave në tërë botën nëpërmjet rrjetit tonë të gjerë prej më shumë se 350,000 lokacioneve të agjentëve – përfshirë biznese me pakicë, zyra ndërkombëtare postare dhe bankare – në më shumë se 200 vende dhe territore, përmes korridoreve online edhe mobile. MoneyGram ofron shërbim të përshtatshëm tek klientët në mbarë  botën.

Përveç shërbimeve financiare të  ofruara përmes agjentëve si palë e tretë, MoneyGram zotëron dhe operon me lokacione shitjeje në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe SHBA. Ne po ashtu ofrojmë shërbimin e pagesave të faturave në SHBA, Kanada, Porto Riko dhe agjentë të caktuar në disa lokacione në shtetet e Karaibeve.

Produktet tona të ndryshme dhe inovative i mundësojnë klientëve jo plotësisht të shërbyer nga institucionet tradicionale financiare, të përmbushin kërkesat monetare për nevojat jetësore të tyre. MoneyGram është markë e njohur dhe e besueshme botërore që punon në mënyrë të pandalshme për të penguar dhe ndaluar mashtrimet në mënyrë që të mbroj klientët.

 

PËRMBUSHIM NEVOJAT FINANCIARE TË KLIENTËVE QË NGA VITI 1940

MoneyGram International është krijuar në vitin 1940, me themelimin e kompanisë Travelers Express Co., Inc., me qendër në Mineapolis të SHBA-ve. Si pjesë e kompanisë Viad Corp., Travelers Express shumë shpejt është bërë një ndër procesuesit më të mëdhenj të urdhërpagesave në të gjithë botën dhe një kompani me rëndësi në industrinë e pagesave elektronike, me lidhje me bizneset e mëdha, duke përfshirë kompaninë e autobusëve Greyhound Corp. dhe prodhuesin e sapunëve The Dial Corp.

Sot, nën kryesimin e drejtoreshës ekzekutive Pamela H. Patsley, MoneyGram është kompania e dytë më e madhe në botë për transferin e parave dhe ka të ardhura vjetore prej $1.5 miliard. Ne kemi një histori të rritjes së shënuar me performancë të mirë dhe jemi mirë të pozicionuar në tregun me afërsisht $600 miliard si industri në rritje.

 

MISIONI I MONEYGRAMI-IT

Misioni kryesor i MoneyGram-it është të sjellë te afërmit Tuaj me afër. Pa marrë parasysh nëse dërgoni ose pranoni para të gatshme, nëpërmjet llogarisë bankare, online dhe mobile, shërbimet tona kanë për qëllim të ofrojnë mundësinë e afrimit të miqve, familjareve dhe të dashurve tuaj pa marr parasysh vendndodhjen e tyre në botë.

Është përgjegjësi e madhe, prandaj jemi të përkushtuar për shërbim të përshtatshëm ndaj klientëve. Përpjekjet tona janë, të formojmë bashkëpunime sa më të afërta me agjentet duke përfshirë këtu zyrat postare ndërkombëtare, bizneset e vogla dhe agjentët e vërtetë në mënyrë që shërbimet tona të jenë sa më afër klientëve. Kjo bën që njerëzit tanë të jenë të përkushtuar për risi dhe gjithmonë të jenë në kërkim të zgjidhjes më të mirë.

Puna e MoneyGram-it shtrihet përtej përmirësimit të vazhdueshëm dhe rritjes. Përpjekjet tona përfshijnë programe të gjithanshme ndërgjegjësuese që synojnë parandalimin dhe ndalimin e mashtrimit, programet e pajtueshmërisë që punojnë për parandalimin e pastrimit të parave duke siguruar përputhshmërinë me rregullat dhe rregulloret e qeverisë. Përfundimisht  jemi duke synuar për të rritur sigurinë ne industrinë tonë.

Ne punojmë të promovojmë produktet tona, njohuritë dhe aftësitë për të formuar të ardhme më të mire për biznesin e transferit të parave, prioritet i yni është të qëndrojmë me moton tonë : “MoneyGram. Ju sjellë më afërTM.”

globe_euro