Programi i Talentëve

Apliko tani!

Moneta MoneyGram hap dyert për gjeneratën e tretë të Programit të Talentëve përmes të cilit ju ofron mundësi të fitoni një gamë të gjerë të përvojës profesionale dhe të hulumtoni mundësi të shumta brenda fushës suaj të studimeve.

ÇKA OFRON PROGRAMI I TALENTËVE

  • Programi mbahet në zyret qendrore të Moneta MoneyGram në Prishtinë
  • Ofrohet kompensim financiar dhe zgjatë 4 muaj
  • Mundësi reale punësimi pas përfundimit
  • Familjarizim me të gjitha departamentet tona
  • Njohje e strukturës organizative
  • Diskutime interaktive
  • Trajnime profesionale
  • Aktivitete sociale & kulturore
  • 1 x ditë shujtë ushqimore nga kompania
  • Qasje në biblotekën e kompanisë [mbi 5 mijë libra]

KRITERET PËR KUALIFIKIM

  • Të jeni në përfundim të studimeve apo të sapo diplomuar
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office – njohja e programeve tjera kompjuterike është avantazh
  • Shkathtësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze [njohja e gjuhës angleze – e domosdoshme]
  • Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike

PËR NE

Moneta është institucion financiar jo-bankar i specializuar në transferimin e parave dhe shërbimet e pagesave. Licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, që nga viti 2004 ofron shërbime të transferit të parave (MoneyGram) si dhe pagesa të faturave për një numër institucionesh.

DEPARTAMENTET NË TË CILAT MUND TË APLIKONI

Administratë, Auditim i Brendshëm, Financa, Njësia Ligjore, Marketing, Operacione dhe  Shitje (Zhvillim i Rrjetit).

APLIKO TANI

Dërgo CV-në  dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe në [email protected] në formatin PDF apo duke klikuar në butonin e mëposhtëm APLIKO TANI.

Ofrojmë trajnime dhe zhvillim profesional

Zhvillimi i trajnimeve me fokus në lidership, menaxhment dhe komunikim profesional.

Ofrojmë diskutime interaktive

Përmes diskutimeve të ndryshme do të përditësohemi me më të rejat nga bota e biznesit, teknologjisë dhe zhvillimeve socio-globale.

Zhvillojmë aktivitete sociale & kulturore

Pjesëmarrje në aktivitete me karakter social e kulturor.

Realizojmë workshope

Workshope me fokus në punën ekipore, mendimin kritik & kreativ.

WordPress Theme built by Shufflehound. © 2019 Moneta Talent Acquisition