?>







Arta Kadriu

Arta Kadriu është 21 vjeçare dhe në përfundim të studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik – Departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet, në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka aplikuar në Programin e Talentëve në Moneta MoneyGram me arsyje për ngritje profesionale dhe zgjerim të njohurive në Departamentin e Financave, njëherit ajo thekson se mundësia reale për punësim ka qenë një shtysë e madhe.
Në kohën e lirë Artës i pëlqejnë aktivitetet si: karate, filma dhe fitnesi.

Donjeta Ahmeti

Donjeta ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës Fakultetin Ekonomik Departamenti Banka, Financa & Kontabilitet, tani është në proces të përfundimit të studimeve në nivelin Master në po të njejtin Departament. Arsyeja e aplikimit të Donjetës në Moneta MoneyGram ishte që njohuritë teorike dhe përvojat e saj praktike ti përshtatë me praktikat dhe politikat e korporatës sonë me qëllimi të ngritjes së mëtutjeshme profesionale në Departamentin e Auditimit të Brendshëm. Aktivitet e saj të preferuara janë ecja në natyrë , filmat dhe aktivitetet sportive.

Donart Reçani

Donarti është 22 vjeçar. Ai ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor në Fakultetin Ekonomik; Dega Marketing dhe Administrim Biznesi në Kolegjin AAB. Mundësia për të fituar njohuri duke bërë praktikë, profesionalizmi në Departamentin e Administratës dhe mundësia reale e punësimit në Moneta Moneygram kanë qenë arsyet e aplikimit të Donartit në Programin e Talentëve.
Donartit në kohën e lirë e pëlqen basketbollin dhe shetitjen.

Erblini Beqiraj

Erblini është 23 vjeç, ka perfunduar sudimet themelore Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku tani vijon studimet në nivelin Master në Programin Juridiko-Financiar. Erblini i’u bashkangjit Programit të Talentave në kuadër të Moneta MoneyGram në Njësinë Ligjore, si mundësi të radhës, me qëllim të avancimit të tij në karrierë. Erblini kohën e lirë e shfrytëzon duke shikuar dokumentarë të ndryshëm, në fitnes dhe me aktivitete sportive.

Fjolla Binaku

Fjolla është 21 vjeçare. Studimet themelore i ka përfunduar në Psikologji, në Kolegjin AAB. Aktualisht vijon studimet master në Kolegjin Heimerer, drejtimi Psikologji e Vlerësimit dhe Intervenimit, njëkohësisht studion Gjuhë dhe Letërsi Turke në Universitetin e Prishtinës. Duke u bazuar në mundësitë dhe perspektivën që Moneta MoneyGram ofron, Programit të Talentëve ka vendosur të i bashkohet me qëllim të zhvillimit të aftësive profesionale dhe të vazhdojë karrierën në fushën e Burimeve Njerëzore. Disa nga aktivitetet e saj të preferuara janë: leximi, ecja, punimet e dorës – handmade, etj.

Mergim Gjakova

Mergimi vjen nga Peja dhe është 22 vjeçar. Ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Shkenca Kompjuterike. Që nga fëmijeria Mergimi ka qenë i interesuar për teknologjinë dhe veçanërisht për kompjuterin. Tani Mergimi është angazhuar si Talent në Departamentin e Operacioneve dhe Teknologjisë-së Informative. Mergimi e sheh Moneta MoneyGram si mundësi të mirë për ngritje profesionale dhe zhvillim te karrierës.
Mergimi ka hobi filmat, futbollin dhe hiking-un.

Muhamed Veliu

Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Muhamedi ka aplikuar në Programin e Talentëve, në Njësinë ligjore, për të ngritur njohuritë akademike dhe profesionale të tij.
Hobi i tij është sporti, më saktësisht futbolli, fitnesi si dhe udhëtimet. Muhamedi merret me aktivitete sportive që të ketë një jetë të shëndetshme si dhe që të jetë më i qetë.

WordPress Theme built by Shufflehound. © 2019 Moneta Talent Acquisition