?>







Anila Hajdari

Anila është në përfundim të studimeve në nivelin Bachelor të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Filozofik – Departamenti Psikologji. Pervojën e saj të punës ajo ka vendosur me e përforcu duke ju bashku departamentit të Burimeve Njerëzore në Moneta MoneyGram. Anila ka vendosë me apliku në programin e Talentëve në Moneta MoneyGram për shkak të mundësisë për ngritje profesionale dhe zhvillim të karrierës. Aktivitetet e preferuara të Anilës në kohën e saj të lirë janë filmat, Kickbox dhe Yoga.

Arianit Nura

Arianiti ka diplomuar në nivelin Bachelor të Universtitetit të Prishtinës në Fakultetin Ekonomik – Departamenti Menaxhment dhe Informatikë. Për momentin është duke vazhduar studimet në nivelin Master në po këtë departament, dhe ka vendosur që njohuritë teorike ti përforcojë me punë praktike duke qenë pjesë e programit të Talentëve në Moneta MoneyGram, në Departamentin Marketing / Resurse Humane.

Për Arianitin realizimi i shansit për të qenë pjesë e këtij programi konsiderohet të jetë një rast unik për tu njohur me procedurat, funksionet dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto departamente, dhe njëkohësisht shihet si një mundësi për ngritje dhe zhvillim profesional të karrierës.

Arianiti kohën e lirë zakonisht preferon ta shpenzojë duke u marrur me sport, lexim apo duke shikuar filma.

Bleranda Mustafa

Bleranda është 21 vjeçare dhe vjen nga Gjilani. Bleranda është në përfundim të studimeve në nivelin Bachelor në UP (Fakulteti i Shkencave Matematikë – Natyrore) në departamentin Matematikë Financiare. Kjo është përvoja e parë profesionale për Blerandën dhe konsideron se kjo është një mundësi që më nga afër të njohë natyrën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ekspertët e fushës së Financave. Hobit e saj përfshijnë shkrimin, leximin edhe ecjen në natyrë.

Erblin Pelaj

Vjen nga Komuna e Pejës dhe është 21 vjecar. Erblini vijon studimet për Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, dhe është i angazhuar si praktikant në Departamentin e IT-së dhe Operacioneve në Moneta MoneyGram. Për Erblinin, arësyjet kryesore që e kanë nxitur të aplikojë në programin e Talentëve kanë qenë mundësia për zhvillim të aftësive të buta, ballafaqimi me sfida dhe zgjerimi i rrjetit profesional. Hobit e Erblin janë hiking, leximi dhe futbolli.

Ilir Berisha

Iliri ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, niveli Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Iliri prej moshës së re gjithmonë ka ëndërruar që të ketë profesionin e juristit, dhe së fundmi na është bashkuar në grupin e Moneta MoneyGram si praktikant në zyrën Ligjore. “Duke qenë paraprakisht në dijeni për korporatën Moneta MoneyGram, si institucion serioz dhe lider në treg kam vendosur të aplikoj nëprogramin e talentëve me bindjen e plotë se Moneta MoneyGram do të më ndihmoj të ngritem profesionalisht, prandaj inkurajoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë.”

WordPress Theme built by Shufflehound. © 2019 Moneta Talent Acquisition