MONETA është kompani e specializuar në shërbime financiare dhe ka personel me përvojë shumëvjeçare në këtë profesion.

 

HISTORIA DHE PROFILI I KOMPANISË

MONETA SH.P.K. është kompani më përgjegjësi të kufizuar me seli në Prishtinë, e specializuar në shërbimet financiare. MONETA SH.P.K. është e licencuar dhe mbikëqyrur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që nga Dhjetori 2004. MONETA SH.P.K. është e autorizuar nga MoneyGram Internacional të ofrojë shërbimet e transferit të parave nëpërmjet rrjetit të agjentëve. Prej 2013, kompania ka filluar të ofroj edhe shërbimin e pagesave.

Për të forcuar edhe më tej imazhin e Kompanisë, që nga fillimi i vitit 2013, Kompania ka filluar të përdorë emrin e ri tregtar Moneta. Logo e re është vënë në përdorim po ashtu. Kjo është bërë me qëllim që të ndihmojë në perceptimin pozitiv të Kompanisë.

Në tetor 2013, MONETA SH.P.K. ka hyrë në marrëveshje me Bankën për Biznes (BpB) për ofrimin e transferit të parave nëpërmjet të gjitha degëve të saj. Kompania është ndërtuar në politika dhe procedura efektive dhe operon me personel profesional prej rreth 30 të punësuarve.
Struktura e Kompanisë përbëhet nga: Bordi i Drejtorëve, Komiteti i Auditimit, Menaxhmentit të lartë me të gjitha departamentet relevante: Departamenti i administratës, Departamenti ligjor, Departamenti i operacioneve, Auditimi i brendshëm, Departamenti i zhvillimit të biznesit, Departamenti i financave dhe Departamenti i marketingut.

 

VIZIONI, MISIONI DHE VLERAT E KOMPANISË

Vizioni

Të jetë udhëheqës në tregun e shërbimit të transferit të parave, pagesave dhe shërbimeve tjera financiare të ofruara nga Kompania.

Misioni

Të ofroj shërbime profesionale, konkurruese dhe me kualitet të lartë që përmbushin nevojat e klientëve, të shtoj vlerën dhe hyrjet e parashikueshme për Kompaninë dhe po ashtu të ofrojë ambient dinamik, sfidues dhe shpërblyes për punonjësit.

Vlerat

Përgjegjësi – Marrje e përgjegjësive për veprimet, produktet, vendimet dhe politikat.

Integritet – Veprime me drejtësi, ndershmëri dhe pa e shtrembëruar të vërteten.

Përkushtim – Të jesh i përkushtuar  për  produkte dhe shërbime të ofruara dhe po ashtu duke marrë iniciativa për përmirësime të mëtejshme të tyre.

Risi – Të jesh gjithmonë në vëzhgim të ideve kreative me potencial për ndryshime pozitive.

Siguri – kujdesi për shëndetin dhe sigurinë e të punësuarve përtej kërkesave ligjore,  në mënyrë që të ofroj ambient të sigurt për punë.

 

SHËRBIMI I PAGESAVE

Përmes pikave të agjentëve të Kompanisë mund të realizohen të gjitha llojet e pagesave siç janë: pagesat e rrymës elektrike, ujit, pagesat për shërbimet  komunale, për universitet, tarifat e  ndryshme të ministrive, sigurime, dënime trafiku, internetit, telekomit, administratës tatimore e shumë të tjera.

 

PROMOVIMI I KOMPANISË

Kompania promovon produktet e veta në mënyra të ndryshme dhe mediume, duke filluar nga reklamat televizive, katalogët veror dhe panotë nëpër Kosovë. Gjatë vitit 2014 Kompania ka pas prezencë të gjerë në mediat digjitale nëpërmjet web portaleve. Shtesë kësaj, promovimi direkt ka vazhduar të jetë mënyrë e zgjuar për promovimin e shërbimeve.

Promovimet e tilla rezultojnë me tërheqjen e një numri të konsiderueshëm të klientëve të ri që kanë vendosur të përdorin shërbimin tonë të transferit të parave kryesisht për shkak të kualitetit të shërbimit dhe kostos së përballueshme.

Kompania ka mbështetur vullnetarisht Federaten e Futbollit të Kosovës, duke i ndihmuar në shitjen e biletave nëpërmjet rrjetit të agjentëve të Kompanisë për ndeshjet që reprezentacioni i Kosovës ka luajtur.

 

Për më shumë informacione ju lutem na kontaktoni: (038/045/049) 602 102

Ose në web faqen tonë: www.monetaks.com

Prishtinë, Republika e Kosovës