Mundësi punësimi

Bashkëngjituni në rrugën tonë drejt suksesit!

Moneta ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë të interesuarit me motivim për punë, ideator dhe vet-iniciues. Ne besojmë se qëllimi ynë për të funksionuar si një institucion i suksesshëm financiar fillon me angazhimin e tij dhe performancën e punonjësve. Moneta investon në punën aktuale dhe avancimin e vazhdueshëm në karrierë. Kjo strategji e institucionit inkurajon punonjësit të marrin përsipër detyra dhe përgjegjësi të reja. Ne jemi krenarë për kulturën e punës, e cila bazohet në vlerat e institucionit tonë siç janë: përgjegjësia, integriteti, përkushtimi, rritja dhe puna në ekip.

Nëse vlerat, profesioni, përvoja e punës dhe aftësitë tuaja përputhen me vlerat e institucionit tonë dhe pozitat e hapura klikoni në butonin “Më shumë informacione” për aplikime.
Për më shumë detaje në lidhje me detyrat, format, kualifikimet dhe aftësitë profesionale klikoni në secilën nga pozicionet më poshtë.

Për sqarime shtesë kontaktoni Departamentin e Burimeve Njerëzore Tel. 045 600 566 ose përmes postës elektronike [email protected]

Vozitës / Asistent në Administratë
Prishtinë