Who we are

Our website address is: https://monetaks.com.

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve tona, ne zbatojmë rregulla strikte dhe standarde të larta për të garantuar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë dhe si dhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore të aplikueshme, Moneta Sh.P.K. siguron një proces transparent, të ligjshëm dhe të sigurt të përpunimit të informacioneve tuaja.

Ne jemi të përkushtuar që privatësia juaj të trajtohet me një nivel të lartë përgjegjshmërie, duke përdorur masa strikte teknike dhe organizative që parandalojnë qasjen e paautorizuar dhe sigurojnë integritetin e të dhënave në çdo hap të bashkëpunimit tonë.

Përkufizime të rëndësishme

Për t’ju ndihmuar të kuptoni më lehtë këtë njoftim, më poshtë gjeni kuptimin e disa shprehjeve kyçe sipas ligjit:

  • E dhënë personale: Çdo informacion që ndërlidhet me ju si person fizik i identifikuar ose i identifikueshëm (si emri, mbiemri, numri i identifikimit, adresa, etj.).
  • Subjekt i të dhënave: Personi fizik (në këtë rast Ju, si klient i Moneta-së), të cilit i përpunohen të dhënat personale.
  • Përpunim: Çdo veprim që ne kryejmë me të dhënat tuaja, si: mbledhja, regjistrimi, ruajtja, përdorimi, transferimi apo fshirja e tyre.
  • Kontrollues i të dhënave: Institucioni që përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave (në këtë rast Moneta Sh.P.K.).
  • Përpunues i të dhënave: Çdo person fizik ose juridik (si Agjentët tanë të autorizuar) që përpunon të dhëna personale në emër të Moneta-së.
  • Pëlqim i subjektit të të dhënave: Shprehja e lirë, specifike dhe e informuar e vullnetit tuaj, përmes së cilës ju pranoni që të dhënat tuaja të përpunohen për qëllime të caktuara.

Kuadri Ligjor dhe të Drejtat Tuaja Themelore

Siguria e të dhënave tuaja mbështetet në parimet e përcaktuara nga Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është i harmonizuar plotësisht me me standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e privatësisë. Ky kuadër ligjor rregullon të drejtat dhe përgjegjësitë lidhur me privatësinë e individit dhe legjitimitetin e përpunimit të të dhënave personale.

Përmes kësaj Politike të Privatësisë, ne synojmë të informojmë subjektet e të dhënave (klientët tanë) për:

  • Mënyrën e mbledhjes dhe qëllimin specifik të përpunimit të të dhënave;
  • Liritë dhe të drejtat tuaja për qasje, korrigjim apo fshirje të të dhënave;
  • Garantimin e qarkullimit të sigurt të këtyre informacioneve brenda kufijve të lejuar ligjorë.

Zbatimi i këtyre rregullave është prioritet për ne, duke synuar nivelin më të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të personave fizikë që përdorin shërbimet tona financiare. Moneta Sh.P.K. zotohet se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet gjithmonë duke respektuar parimet kryesore ligjore:

  • Ligjshmëria dhe Transparenca: Të dhënat tuaja përpunohen në mënyrë të paanshme dhe vetëm për qëllime të qarta e legjitime.
  • Minimizimi dhe Saktësia: Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve financiare dhe kujdesemi që ato të jenë të sakta e të përditësuara.
  • Kufizimi i Ruajtjes: Të dhënat tuaja ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit ose sipas afateve të përcaktuara me ligj.
  • Konfidencialiteti dhe Siguria: Ne garantojmë mbrojtjen e të dhënave tuaja ndaj çdo qasjeje të paautorizuar përmes masave strikte teknike dhe organizative.

Qëllimi i Përpunimit të të Dhënave Personale

Moneta përpunon të dhënat tuaja personale me qëllim të realizimit të transaksioneve financiare dhe ekzekutimit të shërbimeve të kërkuara nga ju. Ky përpunim është i domosdoshëm për të identifikuar dërguesin dhe pranuesin e mjeteve, si dhe për të përmbushur detyrimet tona ligjore ndaj Bankës Qendrore të Kosovës për sigurinë e transfertave dhe parandalimin e keqpërdorimeve. Pa mbledhjen e këtyre informacioneve, Moneta e ka teknikisht dhe ligjërisht të pamundur realizimin e transaksioneve tuaja financiare.

Vëzhgimi me Kamerë

Në përputhje me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Moneta aplikon vëzhgimin me kamerë në pikat e saj të autorizuara ekskluzivisht për qëllime të sigurisë së njerëzve (klientëve dhe stafit) dhe mbrojtjes së pasurisë. Ky vëzhgim ndihmon në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale apo mashtrimeve financiare. Regjistrimet mbrohen me masa të larta sigurie dhe ruhen për një periudhë deri në 30 ditë, pas së cilës fshihen automatikisht, përveç rasteve kur ato kërkohen si provë nga organet e rendit për procedura hetimore.

Cilat të dhëna përpunohen dhe nga cilat burime sigurohen?

Në përputhje me parimin e “minimizimit të të dhënave” të përcaktuar në Ligjin Nr. 06/L-082, Moneta përpunon vetëm informacionet e domosdoshme për realizimin e shërbimeve të pagesave dhe transfertave të parave, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kategoritë e të dhënave të përpunuara

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë sonë, ne mbledhim dhe përpunojmë këto kategori të të dhënave:

Për Dërguesin (Urdhëruesin):

  • Të dhëna identifikimi: Emri, mbiemri dhe numri unik i dokumentit të identifikimit valid (ID ose Pasaportë).
  • Të dhëna kontakti dhe lokacioni: Adresa e vendbanimit/qëndrimit të përhershëm dhe numri i telefonit.
  • Të dhëna plotësuese: Burimi i mjeteve financiare dhe qëllimi i transaksionit (sipas kërkesave rregullatore të Bankës Qendrore).

Për Pranuesit (Përfituesit):

  • Të dhëna verifikimi: Emri dhe mbiemri i plotë, numri unik i dokumentit të identifikimit valid (ID ose Pasaportë) dhe numri i referencës.

Të dhëna të Sigurisë (për të gjithë vizitorët):

  • Të dhëna pamore: Regjistrimet nga sistemi i vëzhgimit me kamera (CCTV) në pikat tona të autorizuara, të cilat ruhen për qëllime të sigurisë fizike dhe parandalimit të mashtrimeve.

Burimet e të dhënave

Përpunimi i të dhënave tuaja personale bazohet ekskluzivisht në informacionet e mbledhura përmes Rrjetit të Agjentëve të Autorizuar të Moneta-së. Duke qenë se shërbimet tona ofrohen përmes pikave të autorizuara të shitjes, ky është burimi i vetëm i të dhënave që ne procesojmë:

  1. Mbledhja përmes Agjentëve: Të dhënat mblidhen drejtpërdrejt nga ju në momentin e paraqitjes pranë një agjenti të autorizuar. Agjentët tanë veprojnë në emër të Moneta-së, duke siguruar që çdo informacion i regjistruar në sistemet tona të bëhet në përputhje me standardet tona të sigurisë dhe kërkesat rregullatore.
  2. Deklarimi i Subjektit: Çdo e dhënë e regjistruar buron nga dokumentacioni zyrtar që ju (si dërgues ose pranues) paraqitni fizikisht pranë agjentit tonë për qëllime të identifikimit dhe verifikimit të transaksionit.
  3. Sistemi Qendror i Moneta-së: Informacioni i mbledhur nga agjenti transferohet në mënyrë të sigurt dhe të enkriptuar në bazën tonë qendrore të të dhënave, duke u bërë kështu burimi kryesor për procesimin e mëtejshëm të transfertës dhe raportimin rregullator.

Marrësit e të Dhënave Personale (Kujt ia dërgojmë të dhënat?)

Moneta Sh.P.K. nuk i shet, nuk i shkëmben dhe nuk i transferon të dhënat tuaja personale te palët e treta për qëllime marketingut apo përfitimi komercial.

Transferimi i të dhëna tuaja bëhet vetëm kur jemi të obliguar me ligj ose për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale për ekzekutimin e shërbimit financiar. Të dhënat mund t’u dërgohen marrësve të mëposhtëm:

  1. Institucionet Rregullatore: Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare (NJIF), në përputhje me detyrimet ligjore për raportim dhe parandalim të pastrimit të parave.
  2. Partnerit Ndërkombëtar (MoneyGram): Ekskluzivisht për qëllime të ekzekutimit teknik të transferit të parave që ju keni kërkuar.
  3. Rrjeti i Agjentëve të Autorizuar: Agjentët tanë që veprojnë në emër të Monetës, të cilët kanë qasje vetëm në të dhënat e domosdoshme për të kryer transaksionin tuaj.
  4. Organet e Rendit (Policisë dhe Gjykatave): Vetëm mbi bazën e një kërkese zyrtare ligjore dhe në kuadër të procedurave hetimore (p.sh. për regjistrimet e kamerave apo transaksionet e dyshimta).
  5. Audituesit dhe Kontrollorët e Jashtëm: Kompanitë e auditimit dhe kontrollorët e pavarur, kur një gjë e tillë kërkohet me ligj për të vërtetuar rregullsinë dhe saktësinë e operacioneve financiare të Moneta-së.
  6. Ofruesit e Shërbimeve Teknike: Kompanitë që mirëmbajnë sistemet tona softuerike dhe ueb-faqen, të cilët janë të obliguar me kontratë për konfidencialitet strikt.

Të Drejtat e Subjekteve të të Dhënave

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju si subjekt i të dhënave gëzoni të drejtat e mëposhtme, të cilat Moneta garanton t’i trajtojë me transparencë dhe brenda afateve ligjore:

  1. E drejta për Qasje: Ju keni të drejtë të merrni konfirmim nëse të dhënat tuaja po përpunohen dhe të kërkoni një kopje të tyre, duke përfshirë informacionin mbi qëllimin, kategoritë dhe marrësit e të dhënave.
  2. E drejta për Korrigjim: Ju mund të kërkoni korrigjimin e menjëhershëm të të dhënave tuaja personale që janë të pasakta ose plotësimin e atyre që janë të paplota.
  3. E drejta për Fshirje / “E drejta për t’u harruar”: Ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja. Megjithatë, bazuar në Nenin 16, paragrafi 3.2, kjo e drejtë nuk zbatohet nëse përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një detyrimi ligjor. Si IFJB, Moneta është e obliguar nga legjislacioni i BQK-së dhe Ligji Nr. 05/L -096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave që t’i ruajë të dhënat e transaksioneve për 5 (pesë) vite. Kërkesa për fshirje mund të realizohet vetëm pas kalimit të këtij afati.
  4. E drejta për Kufizimin e Përpunimit: Ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit në raste specifike (p.sh. kur kundërshtohet saktësia e të dhënave), periudhë gjatë së cilës të dhënat vetëm ruhen por nuk përdoren.
  5. E drejta për Transferimin e të Dhënave: Ju keni të drejtë t’i merrni të dhënat tuaja në një format të strukturuar dhe t’i transferoni ato te një kontrollues tjetër, nëse kjo është teknikisht e mundur.
  6. E drejta për Kundërshtim: u keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, duke përfshirë profilizimin e lidhur me të.

Procedura e Ushtrimit të të Drejtave:

Për të ushtruar ndonjë nga të drejtat e lartpërmendura, ju mund të paraqisni një kërkesë me shkrim pranë zyrave tona qendrore apo përmes email-it të Zyrtares për Mbrojtjen e të Dhënave. Moneta do t’ju kthejë përgjigje pa vonesë dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e pranimit të kërkesës.

Përpunimi i të dhënave përmes “Cookies”

Cookies janë skedarë të vegjël tekstesh me shkronja dhe numra që ruhen në kompjuterin, celularin ose tabletin tuaj kur vizitoni ueb-faqen tonë. Ato përdoren për të siguruar funksionimin e rregullt të faqes, për të ruajtur informacionin mbi sesionin tuaj, ose për të kujtuar preferencat tuaja (p.sh. cilësimet e gjuhës).

Pse i përdor Moneta cookies?

Cookies janë të nevojshme për ne që t’ju ofrojmë një përvojë të sigurt dhe të personalizuar, si dhe për të marrë informacion teknik mbi mënyrën se si vizitorët e përdorin faqen tonë, me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona.

Llojet e të dhënave dhe Baza Ligjore: Ne mbledhim informacione si adresa IP, lloji i pajisjes dhe identifikuesit online. Përpunimi i cookies thelbësore bazohet në Interesin Legjitim (për sigurinë), ndërsa për cookies e preferencave dhe ato të palëve të treta bazohemi në Pëlqimin tuaj paraprak.

Qëllimi: Sigurimi i sesionit të kyçjes, mbajtja mend e gjuhës dhe mbështetja teknike për transferet e parave.

Kategoritë dhe Kohëzgjatja:

  • Cookies Thelbësore: Janë të domosdoshme për sigurinë dhe transaksionet tuaja. Këto ruhen vetëm për sa kohë që vizitoni faqen (Cookies Sesionale).
  • Cookies të Preferencave: Ruhen për një kohë të kufizuar (deri në 2 vjet) për të mbajtur mend zgjedhjet tuaja si gjuha apo lokacioni.
  • Cookies të Palëve të Treta: Mund të përdoren nga partnerët tanë (si MoneyGram) për të mbështetur shërbimet e transferit të parave.

Marrësit e të dhënave: Të dhënat teknike të mbledhura përmes cookies mund të aksesohen vetëm nga stafi i autorizuar i IT-së (për mirëmbajtje) dhe partneri ynë MoneyGram (për qëllime operative të transferit).

Miratimi dhe Refuzimi i Cookies:

Ju miratoni përdorimin e cookies jo-thelbësore (si ato të preferencave apo të palëve të treta) vetëm përmes një veprimi aktiv duke klikuar butonin “Pranoj” në bannerin njoftues që shfaqet sapo vizitoni faqen tonë.

  • Pëlqimi i informuar: Duke klikuar “Pranoj”, ju jepni pëlqimin tuaj të lirë dhe specifik për përpunimin e këtyre të dhënave sipas afateve të lartpërmendura.
  • Cookies Thelbësore: Këto cookies (për sigurinë dhe funksionalitetin teknik) nuk kërkojnë pëlqim paraprak, pasi janë të domosdoshme për ofrimin e shërbimit që ju kërkoni.
  • E drejta për tërheqje: Ju keni të drejtë t’i refuzoni ato në çdo kohë, t’i fshini ose të ndryshoni cilësimet përmes shfletuesit tuaj (Browser).

Kush ushtron kontrollin mbi përpunimin e të dhënave tuaja dhe si mund të na kontaktoni?

Përgjegjës për përpunimin e të dhënave:Moneta Sh.P.K.

Zyrtarja për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO):

Për çdo kërkesë, pyetje apo ushtrim të të drejtave tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, ju mund të kontaktoni zyrtaren tonë të autorizuar:

  • Emri dhe Mbiemri: Dalmanë Behrami
  • Adresa: Ndërtesa Illyria, rruga Prishtinë–Graçanicë, Veternik
  • Kodi Postar: 10060, Prishtinë
  • Telefoni: +383 (0) 38 602 102 (dhe operatorët: 044/045/048/049 602 102)
  • E-maili: [email protected] | [email protected]

E drejta për ankesë:

Nëse konsideroni se Moneta nuk ka trajtuar kërkesën tuaj në përputhje me ligjin, ju keni të drejtë të paraqitni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës: Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP)

Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Ish-Ljubljanës, Kati VII, Prishtinë.

Uebfaqja: aip.rks-gov.net

Moneta rezervon të drejtën të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë për t’u përshtatur me ndryshimet ligjore ose teknologjike. Versioni më i ri do të jetë gjithmonë i qasshëm në uebfaqen tonë zyrtare.

E përditësuar më: 24.03.2026.