Vozitës / Asistent në Administratë

Data e publikimit: 19.05.2022
Lokacioni: Prishtinë

Rreth nesh:

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave, shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve, anembanë Kosovës.

Rreth pozitës:

Po kërkojmë kolegë në pozitën Asistent administrativ/Vozitës që t’i bashkohet ekipit të administratës në Moneta.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Kryen punë administrative;
  • Mbledh, kontrollon dhe arkivon dokumentacionin e agjentëve dhe të Moneta-s;
  • Përgjegjës për blerjen e materialit të zyrës për nevojat e kompanisë;
  • Përgjegjës për mbledhjen e faturave të ndryshme;
  • Luan rolin e vozitësit sipas nevojës;
  • Bën pranimin e porosive nga furnitorët;

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore

  • Përvojë e dëshmuar në administratë ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi bazë kompjuterike (MS office);
  • Patent shofer (kategoria B)
  • Njeh vendndodhjen (Prishtinë), dhe zonën afër;
  • Njohuri të gjuhës angleze (nivel mesatar);

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në emailin [email protected] , ose mund t’a ngarkojnë CV-në e tyre këtu.

Upload files

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i fundit për aplikim: 02.06.2022