Menaxher i ri i zhvillimit të biznesit

Data e publikimit: 14.06.2022
Lokacioni: Prishtinë (dhe në terren)

Rreth nesh:
Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave, shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve, anembanë Kosovës.

Rreth pozitës:
Po kërkojmë kolegë në pozitën Menaxher i ri për zhvillimin e biznesit që t’i bashkohet ekipit të biznesit në Moneta.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
• Hulumton tregun për lokacione dhe biznese të përshtatshme për bashkëpunim lidhur me shërbimin e transferit të parave dhe pagesave si dhe shërbimeve të tjera;
• Përgjegjës për kompletimin dhe dorëzimin e dokumentacionit për licencimin e agjentëve të rinjë;
• Mirëmban rrjetin e agjentëve ekzistues;
• Trajnon agjentët për rregullat dhe procedurat e procesimit të shërbimeve të Monetës;
• Vazhdimisht hulumton lokacionet e konkurrencës;
• Promovon vazhdimisht shërbimet e Punëdhënësit;
• Kontakton, mbikëqyrë dhe ndihmon në mënyrë të vazhdueshme agjentët;
• Përgjegjës për furnizimin e vazhdueshëm të agjentëve me material të punës, duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me prishjen e aseteve dhe reklamave që janë tek agjentët;
• Organizon dhe mbikëqyrë promocionet e ndryshme në gjithë vendin;

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
• Patent shofer (kategoria B);
• Aftësi të MS Office;
• Njeh terrenin (vendet në Kosovë)
• Njohuri të gjuhës angleze;

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në emailin [email protected] , ose mund t’a ngarkojnë CV-në e tyre këtu.

Upload files

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i fundit për aplikim: 28.06.2022